Turqia shpëton 97 azilkërkues të bllokuar në ujërat kufitare me Greqinë

schedule10:00 - 7 Mars, 2020

schedule 10:00 - 7 Mars, 2020

97 azilkërkues janë shpëtuar nga rojet bregdetare turke të cilat ishin bllokuar në ujërat e Detit Egje.

Në një postim në rrjetin social në “Twitter”, autoritetet turke njoftuan se azilkërkuesit e shpëtuar ndodheshin në tri barka, të cilat ishin dëmtuar nga roja bregdetare greke.

Ankaraja nuk i ka penguar azilkërkuesit që të largohen nga Turqia, por kalimi nëpër Detin Egje nuk lejohet për shkak të mungesës së sigurisë, thuhet në njoftimin e organeve turke.

Sipas të dhënave zyrtare, 3425 refugjatë janë shpëtuar nga roja bregdetare turke gjatë vitit 2019, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë shpëtuar 1707 të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!