Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, të ardhura rekord/ Ekspertja ngre shqetësimin: Protestat mund të ndikojnë negativisht për sektorin

schedule14:34 - 11 Qershor, 2026

schedule 14:34 - 11 Qershor, 2026

TIRANË- Turizmi ka gjeneruar të ardhura rekord në mbi 1 miliardë euro në tre muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend u rritën me 14.8% krahasuar me një vit më parë, teksa edhe flukset turistike janë shtuar ndjeshëm.

Ndërkohë, statistikat tregojnë për rritje të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit, me 579 milionë euro për periudhën janar-mars. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e ftuar në “Money Report” u shpreh se shifrat dëshmojnë faktin se turizmi në Shqipëri nuk është më sezonal, por po kthehet gjithëvjetor.

“Shqipëria po kthehet në një atraksion turistik gjithëvjetor. Ndikon pozitivisht në sektorin e turizmit, por edhe në bizneset që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me turizmin. Muajt e parë të vitit janë muajt më të brishtë, sepse aty nis planifikimi se si të kursesh”, tha ajo.



Ajo u ndal dhe te protesta, e cila po bëhet prej ditësh kundër projektit në Zvërnec. Sipas saj, kjo protestë mund të ndikojë negativisht në sektorin e turizmit dhe rrit shanset që të huajt ta shohin alternativë tjetër pushimesh.

“Kjo protestë po jepet edhe në mediat ndërkombëtare. Protesta mund të ndikojë disi negativisht dhe mund ta zëvendësojë Shqipërinë me një destinacioni tjetër. Shumë emigrantë sjellin para në Shqipëri për investime. Diaspora tashmë po e shikon Shqipërinë si mundësi investimi.”, tha ajo/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!