Në një lidhje direkte me “Shqipëria Sot” në ABC News ka qen agjenti imobiliar nga Durrësi, Florian Tahiri, i cili fillimisht foli në lidhje me fluksin e kërkesave të turistëve nga Amerika Latina dhe kërkesat e tyre për shtëpi me qira.
Agjenti tha se ky është një sektor i ri dhe në Durrës ka filluar të investohet në këtë sektor, pasi ka një kërkesë shumë të lartë.
“Është një industri e re, pas vitit 2019. Sektori i qirave ditore është një sektor i ri dhe është një kërkesë e tregut. Shumë qytetarë në Durrës tanimë kanë filluar të investojnë në këtë sektor.
Turistët nëpërmjet “Booking” rezervojnë këto shtëpi, pasi preferojnë një vend me privat.
Janë turistë që vendosin të vijnë për pak ditë.
Sezoni turistik është zgjeruar tanimë në 5-6 muaj për shkak të motit të ngrohtë. Ka pasur një rritje 10-15% të çmimeve sa i përket qirave ditore, por kjo ka ardhur edhe për shkak të investimeve që kanë bërë” tha Tahiri.
Në lidhje me faktin se Shqipëria është cilësuar nga të huajt si një vend shumë i favorshëm në lidhje me çmimet, Tahiri tha se vendi jonë vazhdon të jetë në kushte të tilla.
Sa i përket fenomenit të blerjes së apartamenteve nga të huajt në Durrës, agjenti tha se ky fenomen vazhdon. Shumica e atyre që investojnë në Durrës janë qytetarë italianë, por ka edhe rus. Këta të fundit sipas Tahirit investojnë në Durrës edhe sepse e shohin si një potencial për zhvillim, por edhe se u intereson për lejet e qëndrimit.
“Ky është një fenomen i vazhdueshëm. Është një numër i konsiderueshëm i qytetarëve italian, vijnë shikojnë tregun dhe më pas blejnë një banesë.
Tanimë janë edhe qytetarët rus që po blejnë apartamente. Këto të fundit e bëjnë për dy arsye, edhe sepse e shohin si një potencial për zhvillim, por edhe sepse i intereson për lejet e qëndrimit” përfundoi agjenti.r.t/abcnews.al