Tuiter pezullon dhjetra llogari ekstremiste e të dhunshme

schedule11:56 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 11:56 - 19 Dhjetor, 2017

Rrjeti social, Tuiter, ka filluar të pezullojë më dhjetra faqe që lidhen me publikimin e mesazheve të urrejtjes dhe rracizmit nga grupet e ekstremit të djathtë dhe organizatat e tjera ekstremiste, të përqëndruara kryesisht në Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Orët e fundit, Tuiter ka pezualluar me dhjetra faqe që lidheshin me grupe të ekstremit të djathtë, përgjegjëse për publikimin e mesazheve të urrejtjes dhe rracizmit në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe. Tuiter, ka konfimuar edhe pezullimin e llogarisë së Jaida Fronsen, pjesë e partisë Britanike të ekstremit të djathtë që kryenin fushatë anti-islamike. Ajo, publikoi në nëntor tre video anti-myslimanë që më pas u ripostuan edhe nga Presidenti Trump.

Anëtarët e grupimeve ekstremiste të djathta dhe organizata të tjera kanë bërë fushata online që t’i zhvendosin faqet e tyre në rrjete të tjera sociale, sepse Tuiter – sipas tyre, po kërkon t’i kontrollojë aktivitetin.

Lëvizjet e ekstremtit të djathtë, përdorinin prej kohësh Tuiterin, jo-vetëm për të publikuar mesazhe urrejte por edhe për t’u koordinuar për aktivitete dhe protesta. Tuiteri, për shembull është shfrytëzuar për organizimin e manifestimit neonazistë në Virxhina, verën e kaluar, që përfundoi në përplasje të dhunshme që shkatuan edhe vdekjen e një gruaje.

Tuiter, ka shpjeguar me anë të një postimi zyrtarë se “ka filluar zbatimi i rregullave dhe politikave të reaj dhe se ata janë duke vlerësuar cdo ndryshim dhe përdoruesit do të njoftohen vazhdimisht për progresin”. Rregullat e reja, sipas zyrtarëtve të Tuiter, kanë objektiv të sigurojnë qeveritë dhe të bëjnë më të sigurtë sistemin duke qënë më të rreptë në kontrollin e mesazheve të urrejtjes.

Rrjeti social Tuiter, ka qënë në qendër të kritikave dhe akuzave për kontrollin e dobët të përmbajtjeve të dhunshme dhe të paligjsme që publikoheshin në rrjet. /abcnews.al