Trupat u gjetën në një kasolle të braktisur, babai në SHBA vret dy djemtë e mitur dhe veten

schedule17:00 - 3 Mars, 2021

schedule 17:00 - 3 Mars, 2021

Një burrë  nga Misuri , SHBA, vrau fëmijët e tij dhe më vonë i dha fund jetës. Trupat e tre personave u gjetën të hënën në një kasolle të braktisur. Bëhej fjalë për Darrell Peak dhe dy djemtë e tij, 3-vjeçari Mayson dhe 4-vjeçari Kaiden, të cilët ishin parë për herë të fundit diku pranë kasolles ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Raportohet se për herë të fundit, babai dhe dy djemtë u panë të enjten në makinë, gjatë rrugës për në shtëpi. Sipas zyrës së sherifit, babai dihej që mbante armë, një oficer policie madje ndaloi për ta ndihmuar atë me makinën e tij të dëmtuar atë ditë, por Peak e refuzoi ndihmën.

Të nesërmen, disa të afërm njoftuan zhdukjen e tyre . Ata thanë se babai kishte probleme depresione, por këmbëngulin se ai kurrë nuk do t’i lëndonte fëmijët e tij. Disa të njohur kanë treguar se Darrell do të tërhiqte para nga banka për të filluar një jetë të re me fëmijët e tij. sb/abcnews.al/