Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur i pakënaqur me propozimin e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës.
“Tani për tani, kemi bisedime që po zhvillohen, por ato nuk po arrijnë qëllimin e tyre. Ose do t’i hedhim poshtë ose do të bëjmë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve të premten.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani ia dorëzoi ofertën Pakistanit të enjten në mbrëmje, për t’ia kaluar Washingtonit, megjithëse nuk dihet përmbajtja e saj.
Propozimi i ri fillimisht ishte parë nga qeveria e Pakistanit, e cila po e luan rolin e kalimit të mesazheve mes dy të palve pasi bisedimet e drejtpërdrejta ngecën.
Islamabadi ka thënë se beson se një marrëveshje është e arritshme.
Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për paqe të përhershme.


