Trump: Vendimi për t’i quajtur zgjedhjet e vitit 2020 ‘të manipuluara’ ishte i imi

schedule09:23 - 18 Shtator, 2023

schedule 09:23 - 18 Shtator, 2023

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump tha se nuk i dëgjoi avokatët dhe anëtarët e fushatës së tij që i thanë se kishte humbur zgjedhjet e 2020 dhe se ishte vendimi i tij të promovonte teorinë e zgjedhjeve të manipuluara dhe të përpiqej të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve.

“Në shumë raste nuk i dëgjova”, tha Trump gjatë një interviste në “Meet the Press” të NBC-së, kur u pyet pse vendosi të injoronte avokatët dhe këshilltarët e tij, të cilët i thanë se ishte mundur nga Joe Biden në zgjedhjet presidenciale 2020.

“Por kam dëgjuar të tjerë. Ai dëgjoi shumë të tjerë të thonin se zgjedhjet ishin të manipuluara”.

Trump, i cili kryeson në sondazhet ndaj pretendentëve të tjerë republikanë për zgjedhjet presidenciale të 2024, po përballet me ndjekje penale në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

/abcnews.al