Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka “kontrollin absolut” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani dhe Omani vijojnë negociatat për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare.
Trump paralajmëroi se SHBA do të përgjigjej ashpër nëse Irani do të sfidonte Uashingtonin.
“Tani për tani ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit. Ata nuk e kanë kontrollin, ne e zotërojmë atë”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve.
Ai shtoi se nëse Irani përpiqet të sfidojë SHBA-në do ta shkatërrojmë.
“Ne do ta shkatërrojmë atë, unë nuk u besoj atyre”, tha Trump.


