Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Përgjigjja e Iranit ndaj propozimit amerikan për paqe është “krejtësisht e papranueshme”

schedule07:57 - 11 Maj, 2026

schedule 07:57 - 11 Maj, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka cilësuar si “krejtësisht të papranueshme” përgjigjen e Iranit ndaj propozimeve amerikane për t’i dhënë fund luftës.

Sipas agjencisë iraniane Tasnim, propozimi i Teheranit, i përcjellë përmes Pakistanit që ka shërbyer si ndërmjetës, përfshinte ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në të gjitha frontet, heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe garanci për mossulme të tjera kundër Iranit.

Armëpushimi i vendosur për të krijuar hapësirë për negociata mbi përfundimin e konfliktit të nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt është respektuar kryesisht, megjithëse herë pas here janë raportuar shkëmbime zjarri.



Më herët gjatë kësaj jave, Trump deklaroi se lufta me Iranin do të “mbarojë shpejt”, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të çojnë drejt një marrëveshjeje në një kohë të afërt.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të “eliminohen” përpara se konflikti të konsiderohet i përfunduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!