Trump paralajmëron Kinën për shpërthimin e Covid-19

schedule08:46 - 19 Prill, 2020

schedule 08:46 - 19 Prill, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të përballet me pasoja për situatën e shkaktuar nga koronavirus. Sipas Trump pandemia mund të ishte menaxhuar në Kinë dhe në këtë mënyrë mund të ishte ndaluar përhapja në Evropë, ndërsa theksoi se tashmë e gjithë bota po vuan për shkak të saj.

Gjatë fjalës së tij në konferencë Trump u shpreh se Kina është “zënë ngushtë” nga COVID-19.

“Kinezët janë “zënë ngushtë”  dhe pyetja tani është nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “ një gabim që doli jashtë kontrollit, ose u bë qëllimisht”, shprehet Trump./abcnews.al