Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump lë në mes intervistën/ Përplaset me gazetaren për zgjedhjet e vitit 2020, ikën nga emisioni

schedule12:04 - 8 Qershor, 2026

schedule 12:04 - 8 Qershor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump la në gjysmë një intervistë në emisionin Meet the Press të NBC, pasi vazhdimisht pretendoi se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

Largimi i papritur i presidentit amerikan erdhi gjatë një debati të tensionuar midis tij dhe Kristen Welker të NBC gjatë një interviste që ishte bërë të premten në Wisconsin, por që u transmetua të dielën.

Trump pretendoi gjithashtu se gara për guvernator të Kalifornisë ishte e manipuluar, ndërsa përsëriti deklaratat për zgjedhjet që humbi 6 vjet më parë ndaj demokratit Joe Biden.



Kur Welker më vonë u përpoq të bënte pyetje shtesë, Trump vazhdoi të pohonte se NBC ishte mashtruese dhe e mbylli intervistën.

“Le ta ndërpresim sepse kam pasur mjaft. “Faleminderit, e dashur. Kalofshi mirë”, është shprehur ai.

Ndërsa Welker i kujtoi Trump se kishte udhëtuar për në wisconsin për intervistën, Trump iu përgjigj duke i thënë se ndenji për të në shi dhe i dha kohë të mjaftueshme, duke i kërkuar të rregullojë median ku punon.

Më herët gjatë intervistës, Trump u acarua gjithashtu kur Welker pyeti nëse ata që deklaruan fajtorë për sulm ndaj oficerëve të policisë gjatë trazirave të 6 janarit do të ishin të kualifikuar për kompensim, nga një fond i majmë që departamenti i drejtësisë ka planifikuar, por që është përballur me kundërshtime, për aleatët e Trump që pretendojnë se janë sulmuar politikisht.

Trump pretendoi se protestuesit në fakt u ftuan në Kapitol nga agjentë të FBI dhe bënë marrëveshje për pranimin e fajësisë për shkak të frikës nga dënime më të gjata me burg, por refuzoi të përgjigjej nëse ata do të përfitojnë fonde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!