Pasi paqja u arrit në frontin e Lindjes së Mesme, është koha për ta rikthyer vëmendjen në Europën Lindore. Lufta në Ukrainë ishte pjesë e diskutimit të liderëve të G7, mes të cilëve ishte edhe Volodymyr Zelensky.
Në samitin që mbahet në Gjenevë, presidenti Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë u takuan me Presidentin e Ukrainës, për një orë e 15 minuta të martën në mëngjes.
Bisedimet u përqendruan në mënyrën e ndërtimit të paqes dhe sigurisë për Ukrainën dhe Evropën.
Pas takimit presidenti amerikan u ul për diskutime me emirin e Katarit, në praninë e mediave. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se pati një takim shumë të mirë me Zelensky, ndërsa i kërkoi Rusisë të bëjë një marrëveshje.
“Rusia duhet të bëjë një marrëveshje. Ata kanëhumbur një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, po kështu edhe Ukraina. Patëm një takim më Zelensky dhe do ta shohim… Fola edhe me Presidentin Putin të dielën”, tha Trump.
Trump konfirmoi atë që tashmë dihej, që mes Zelensky dhe Vladimir Putin ka një mospëlqim shumë të madh. Megjithatë lideri ukrainas kishte përsëritur ftesën për ta takuar homologun e tij rus në samitin e G7.
Por Kremlini tha se Putin nuk e kishte marrë një ftesë zyrtarë për të marrë pjesë në samit dhe shtoi se aktualisht nuk ka kanale të hapura komunikimi midis Kievit dhe Moskës.



