Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja tregtare

schedule08:46 - 19 Qershor, 2018

schedule 08:46 - 19 Qershor, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon se do të vendosë tarifa deri në 200 miliardë dollarë për mallrat e importuara nga Kina. Ndërsa Pekini akuzon administratën e Shteteve të Bashkuara se ushtron shantazh dhe paralajmëron kundërmasa.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vendosje tarifash deri në 200 miliardë dollarë ndaj mallrave të Kinës, në një përplasje tregtare në rrijte. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se tarifa prej 10% do të hyjë në fuqi nëse Pekini “refuzon të ndryshojë praktikat e veta”. Kërcënimet përbëjnë një përshkallzim të madh në negociatat mes palëve dhe ka shkaktuar humbje të mëdha në bursa.

Kina është kundërpërgjigjur duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për shantazhim, duke rritur frikën për një shpërthim të mundshëm të një lufte tregtare shumë të ashpër. Ministria e tregtisë e Pekinit thotë se do të ndërmarrë masa “të cilësisë dhe sasië” dhe do të luftojë kundër çdo tarife shtesë të qeverisë amerikane.

Trump insiston që Kina është treguar e padrejtë duke përfituar nga pabarazia tregtare me SHBA-të ndër vite. Gjatë fushatës së 2016-ës, ai premtoi se do të ulë defiçitin tregtarë të vendit. Por shumë specialist ekonomie kanë paralajmëruar se tarifat do t’i bëjnë produktet më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë dhe do të dëmtojnë bizneset që varen nga produktet kineze. /abcnews.al