Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përpara samitit të NATO-s të planifikuar për 7 dhe 8 korrik në Ankara.
Në muajt e fundit, Trump ka kritikuar NATO-n për atë që ai e konsideron si mbështetje të pamjaftueshme për veprimet e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe ka vënë në dyshim vazhdimisht shkallën e angazhimeve të SHBA-së ndaj aleancës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegsett, javën e kaluar njoftoi një rishikim gjashtëmujor të vendosjes së trupave amerikane në Evropë, gjë që mund të çojë në një ulje të numrit të trupave.



