Tritol zyrave të OSHEE/ Nuk dihen ende motivet, asnjë i shoqëruar

schedule13:33 - 6 Mars, 2023

schedule 13:33 - 6 Mars, 2023

Teksa jemi më shumë se 24 orë nga shpërthimi në zyrat e OSHEE në fshatin Bushat të Shkodrës, ende nuk ka asnjë të shoqëruar dhe po ashtu ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli në një lidhje live bëri me dije policia ka marrë në pyetje punonjësit e zyrës së OSHEE dhe disa persona të tjerë që dyshohet se mund të kenë dijeni, por ende nuk është dalë në asnjë përfundim.

LEXO EDHE: VIDEO/ E filmuar, momenti i shpërthimit jashtë ambienteve të OSHEE në Bushat

“Ende nuk ka një motiv të qartë. Janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni. Janë pyetur punonjësit e zyrës, por ndonjë konflikt të mundshëm, apo pakënaqësi të ndonjë qytetari.

Dyshohet se mund të ketë qenë një inat i çastit që mund të ketë pasur probleme me OSHEE.

Në pyetje janë marrë punonjësit e OSHEE dhe persona të tjerë që e kanë dëgjuar shpërthimin”, tha Shkreli.

Si pasojë e shpërthimi janë dëmtuar 2 makina dhe janë dëmtuar zyrat, për fat të mirë vetëm dëme materiale.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!