Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kosova: O Zot mos na zgjo nga gjumi! “Dardanët”, veç një hap larg fazës finale të Kupës së Botës

schedule22:08 - 26 Mars, 2026

schedule 22:08 - 26 Mars, 2026

Ata e dinin se takimin ua kishin lënë në “Fadil Vokrri”. Futbollistët e Kosovës dolën në fushë në stadiumin qendror të Bratislavës në Sllovaki, të vendosur që të mos I zhgënjenin tifozët e tyre që kishin blerë të gjitha biletat për ndeshjen finale të plej ofit në 31 mars.

Publiku ishte I bindur në mrekullinë ende pa ndodhur, por “dardanët” e bënë realitet. Suksesi 4-3 ndaj sllovakëve I kualifikoi për në finalen që do ta luajnë ndaj Turqisë, dhe ishte një himn I futbollit spektakolar.

Edhe pse një ekip përfaqësues I pranuar në FIFA dhe në UEFA vetëm në 2016, atëherë kur Shqipëria arriti për herë të parë finalet e Europianit, sërish Kosova luajti si një skuadër e madhe.



Jo vetëm për suksesin dhe për golat e shënuar nga Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija e Kreshnik Hajrizi. Me vetëm 10 vjet përvojë besuan tek filozofia se mbrojtja më e mirë është sulmi, dhe se loja e bukur e rezultati nuk janë të kundërta me njëra-tjetrën.

Edhe pse nuk e patën të lehtë, madje u ndodhën dy herë në humbje, edhe pse në fushë kundërshtare, e vazhduan misionin e tyre deri në fund. Ajo që dukej e pamundur është fare pranë që të ndodhë.

Kosova është vetëm një ndeshje larg finaleve të Kupës së Botës, dhe në 31 mars pritet një finale e jashtëzakonshme ndaj Turqisë favorite, në atmosferën vullkanike të “Fadil Vokrrit”. Ndoshta ëndrra e Botërorit vërtet do të realizohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!