Tregu i punës/ Eksperti: Kërkesa të larta për punonjës të thjeshtë. Sfidë, ulja e papunësisë në grupmoshën e të rinjve

schedule14:32 - 13 Shkurt, 2025

schedule 14:32 - 13 Shkurt, 2025

Eksperti për punësimin, Erjon Muça thotë se në tregun e punës ka një kërkesë të lartë për punonjës të thjeshtë. Në një intervistë për “Money Report”, eksperti tha se ulja e nivelit të papunësisë së përgjithshme është objektiv i arritshëm nëse ulet niveli i papunësisë te grupmosha e të rinjve.

“Objektivi është lehtësisht i mundshëm por duhet parë me kujdes niveli i papunësisë mbi bazën e grupmoshave sesa në plan të përgjithshëm sepse efektin negativ në papunësinë e jep grupmosha e të rinjve apo të rinjtë që aksesojnë punën shumë vonë, element që duhet të riparohet për të filluar punë sa më herët, pasi sfidë është ulja e papunësisë të grupmoshës së të rinjve. Nëse e ulim nën 20 për qind këtë atëherë edhe nivel objektiv i papunësisë së përgjithshme arrihet”, u shpreh Muça.

Ai tha se për të arritur këtë duhet të ndërmerren një sërë masash, duke i stimuluar të rinjtë përmes programeve të këshillimit dhe orientimit të karrierës. Sipas tij, është e nevojshme që edhe kompanitë të drejtohen drejt shkollave profesionale për punonjës duke i stimuluar edhe me para kontrata.

“Ajo çka duhet bërë në mendimin tim disi shtesë është të kenë sa më shumë biznese që i afrohen shkollave profesionale për të gjetur punonjës dhe të jenë të rregullt në trajtimin financiar dhe njerëzor që iu bëjnë këtyre të rinjve. Si edhe të zgjerohet gama e kompanive që kërkojnë nga shkollat profesionale të rinjë për t’i punësuar dhe të rregullohen marrëdhëniet profesionale përmes para kontratave.”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!