Tre vite nga sulmi terrorist i Banjskës, Serbia nuk e dorëzon Milan Radoiçiç dhe as pranon përgjegjësi për një nga ngjarjet më të rënda të pas luftës në territorin e Kosovës.
Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, ndërsa edhe tre policë të tjerë u plagosën.
Në kujtim të tij, ministria e brendshme në Kosovë zhvillon sot disa aktivitete përkujtimore, duke nisur nga vizita në familjen e tij, homazhe në vendprehjen e fundit dhe më pas vendosja e obeliskut kushtuar Bunajkut (Hero i Kosovës) në vendin ku ai ra.
Veprimet e drejtësisë në Koosvë nisën një vit nga ngjarja.
Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale ngriti akuzë ndaj Milan Radoiçiç dhe 44 të tjera për sulmin terrorist në Banjskë.
Ndërsa, më 24 prill 2026, serbët Bllagoje Spasojeviç dhe Vladimir Tolliç u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa Dushan Maksimoviç me 30 vite.
Ata njihen sit re nga bashkëpuntorët kryesor të Radoiçiç dhe u dënuan për cënim të rendit kushtetues të republikës së Kosovës.
Autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiç për gjykim në Kosovë, por ai qëndron i strehuar në Beograd, madje është parë në disa prej tubimeve në mbështetje të presidentit Vuçiç.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qëllimi i sulmit ishte konflikti i armatosur dhe gjakderdhja në territorin e Kosovës, si dhe aneksimi i veriut të vendit.
Një reagim e pati edhe ambasada amerikane në Prishtinë, e cila përmes një postimi në facebook përsëriti thirrjen që autorët të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësisë.

