Tre mësues infektohen me Covid-19 në Rrogozhinë, 13 kolegë presin me ankth përgjigjet

schedule20:07 - 17 Tetor, 2020

schedule 20:07 - 17 Tetor, 2020

Koronavirusi vijon që të përhapet në shkolla. Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se në Rrogozhinë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj”.

Mësuesit janë karantinuar. Ndërkohë që priten përgjigjet e tamponëve për 13 mësues të tjerë të cilët kanë pasur kontakte me kolegët e tyre.

Sot ndërroi jetë nga koronavirusi një 81 vjeçar nga Rrogozhina. Ai ishte një nga 5 viktimat./ db/Abcnews.al