Tre gjërat që na tërheqin vëmendjen kur punojmë nga shtëpia

schedule17:51 - 22 Shtator, 2021

schedule 17:51 - 22 Shtator, 2021

Puna nga shtëpia që pas situatës së krijuar nga koronavirusi ka krijuar kushte dhe gjëra të reja që tërheqin vëmendjen e punonjësve. Mungesa e përqendrimit e kombinuar me humbjen e mjedisit tradicional të punës kanë shkaktuar lodhje të madhe tek punonjësit.

Sipas një sondazhi të “Gartner”, 55% deklarojnë se nëse nuk mund të punojnë mirë nga distanca do të përcaktojnë nëse do të qëndrojnë në punën e tyre. Prandaj, sipas “Gartner”, kompanitë duhet të marrin parasysh tre arsyet më të zakonshme pse punonjësit e kanë të vështirë të përqendrohen.

Vlen të theksohet, megjithatë, se sipas “Gartner”, ata që punojnë në distancë kanë më shumë gjasa të ndihen më të lodhur nga puna sesa ata që shkojnë në zyrë. Kjo është pjesërisht për faktin se ata kalojnë më shumë kohë para ekraneve. Për më tepër, është më e vështirë për ata që punojnë në distancë të shkëputen nga puna e tyre. Në fakt, brenda një viti nga pandemia, 40% e atyre që punojnë në distancë thanë se orët e tyre të punës janë rritur.

Shpërqendrimet dixhitale
Ka 2.54 herë më shumë mundësi që ata që ndjekin një model hibrid të punës të humbin përqendrimin e tyre për shkak të teknologjisë. Krahasuar me ata në zyrat e tyre në punë, ata që punojnë në distancë janë më të hutuar nga mesazhet personale, telefonatat personale, njoftimet nga aplikacionet e rrjeteve sociale dhe lajmet.

Shpërqendrimet e punës
Një pjesë e madhe e të anketuarve deklarojnë se kur punojnë në distancë ata humbasin përqendrimin e tyre për shkak të kushteve të krijuara nga vetë mjedisi i punës. Më konkretisht, përmbajtja profesionale, e -mail, telefonatat, takimet virtuale, bisedat e brendshme midis kolegëve dhe kërkesat për përditësime i shpërqendrojnë punonjësit që punojnë në distancë.

Shpërqendrimet personale
Kur dikush punon nga shtëpia nuk mund të mungojnë detyrimet e kujdesit ndaj fëmijëve dhe të afërmve, si dhe dërgesat e postës, etj. Këto janë shpërqendrime serioze.

/db/ Abcnews.al