Transportonin drogë me kafshë drejt Maqedonisë  së Veriut, 2 në pranga

schedule10:50 - 21 Shtator, 2019

schedule 10:50 - 21 Shtator, 2019

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit për trafik droge. Operacioni “Rrajca” çoi në pranga 47 vjeçarin me iniciale A. B. dhe 22 vjeçarin me iniciale  I. B., të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Të arrestuarit u kapën gjatë transportonit të lëndës narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Ata u arrestuan rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke  transportuar  me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike  e dyshuar  Cannabis-Sativa.

Njoftimi i Policisë

Operacioni  nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Sekuestrohen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të   Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Stacionin e Policisë Përrenjas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat  i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke  transportuar  me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike  e dyshuar  Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e  lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”. /abcnews.al