Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Transferimi i talentit të Austrisë te Barcelona, “ka gisht” edhe një shqiptar

schedule10:38 - 13 Korrik, 2021

schedule 10:38 - 13 Korrik, 2021

Yusuf Demir, sulmuesi 18-vjeçar që ka debutuar edhe me kombëtaren e Austrisë, është huazuar te Barcelona nga Rapid Wien dhe do mundohet të bindë katalanasit që ta blejnë.

Për huazimin Barca ka paguar 500 mijë euro dhe deri në fund të sezonit Demir duhet të tregojë vlerat e tij në Spanjë, me ekipin e dytë dhe të parin kur t’i jepet mundësia.

Nëse Barcelona bindet, mundet ta transferojë për shumën e 10 milion eurove. Në këtë operacion merkatoje ka marrë pjesë edhe një menaxher i njohur shqiptar.



Bëhet fjalë për Shkumbin Qormemetin, i cili ka qenë autor i shumë transferimeve nga Superiorja jashtë vendit. Ai menaxhon edhe disa prej lojtarëve të kombëtares shqiptare. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!