Në një kohë që ka mbetur më pak se dy javë nga nisja e transaksioneve në sistemin europian të pagesave Banka e Shqipërisë ka organizuar një diskutim me përfaqësues të sistemit bankat në vend.
Guvernatori nënvizoi se Shqipëria është para një nisme shumë të rëndësishme siç është 7 tetori 2025, kur do të nisë operacionalizimi i pagesave ndërkufitare në skemat SEPA, të cilat janë disa herë më të lira dhe më të shpejta sesa pagesat ndërkufitare që kryhen sot me bankat korrespondente.
Ai u bëri thirrje bankave të jenë sa më proaktive në të gjitha këto drejtime.
Kjo pritet të rrisë përdorimin e rrugëve digjitale për pagesat ndërkufitare, të paktën me vende të Bashkimit Evropian.
numri i pagesave digjitale për frymë ne vend ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016./abcnews.al



