Trajtimi me radioterapi në spitalin Hygeia, aparaturat bashkëkohore, sukses i garantuar për pacientët

schedule19:30 - 23 Tetor, 2020

schedule 19:30 - 23 Tetor, 2020

Spitali Hygeia me Qendrën e Radioterapisë Onkologjike ofron metodat më bashkëkohore për trajtimin e pacientëve, drejtuar nga mjekë onkologë-radioterapeut me eksperience ndërkombëtare.

Këtë e konfirmon edhe një paciente 66-vjeçare e cila falë përkushtimit të dr. Ledio Bregut, mjek Onkolog-Radioterapeut, ka patur trajtim të suksesshëm.

“Pacientja 66-vjeçarja në Spitalin Hygeia ajm një paciente që jam trajtuar në spitalin Hygeiu me radioterapi dhe me kimioterapi dhe gjendja ime shëndetsore është shumë e mirë. Falenderoj ekimin dhe doktor Ledion me stafin e tij”, është shprehur ajo.

Nga ana tjetër dr. Ledio Bregu flet për trajtimin që ekipi i mjekëve vendosi të kryente për pacienten 66-vjeçare që kishte probleme me kancerin.

“ Avantazhet e kësaj terapie janë se të japin mundësinë që të fokusohesh te tumori dhe të japësh dozën maksimale për trajtimin e tij, duke ruajtur organet përreth. Në të kundër mjekët me aparatura të tjera janë të detyruar që të bëjnë kompromisetë mos japin doza të larta tumori pasi dëmtojnë organet përreth. Në spitalin tonë me këtë operaturë që kemi ne nuk bëjmë kompromise me dozën por godasim atë të tumorit”, ka thënë doktori.

Ndër të tjera mjeku i Spitalit Hygeia tregon për Avantazhet që ka true beam për trajtimin e pacientëve.

“Zonja është 66 vjeçe dhe është trajtuar para shumë vitesh për një kancer në zorrën e trashë dhe fatkeqësisht i është rikthyer rreziku zonjës. Falë teknologjisë ne mundëm që të bënim një trajtim kurativ duke bërë të mundur zvogëlimin e masës dhe pacientja tashmë po vijon trajtimet ne e kthyem nga një rast pa shanse kurimi në një rast suksesi”, është shprehur ndër të tjera mjeku Bregu./abcnews.al