Trajtimet estetike gjatë verës, doktoresha: Botoksi nuk është rrezik, çfarë rekomandohet

schedule09:13 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:13 - 15 Korrik, 2020

Dermato-venerologia, doktoresha Dorina Hajro ka folur mëngjesin e sotëm rreth trajtimeve estetike gjatë verës.

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka deklaruar se në këtë stinë rrezik i madh është dielli, por me mbajtjen e kapeleve nuk kemi pse të shqetësohemi.

Doktoresha ka pohuar se botoksi nuk është i rrezikshëm gjatë verës, mjafton të konsultohesh me mjekët.

“Botoksi nuk është i rrezikshëm në verë. Madje rekomandohet të bëhet në verë.  Qëllimi fillestar për këto mosha është që ta edukosh pacientin të paktën mos të bëjë zgjedhje të gabuar.

Botoksi rekomandonhet nga 4 deri 6 muaj, kurse për mirëmbajtjen e lëkurës ose trupit bëhen në 4 seanca , në varësi të lëkurës. Një nga ankesat që haset në këtë periudhë është djersitja e shtuar. Ka shumë pacientë që janë në skiklet, detyrohen të ndërrohen shpesh, pra botoksi nuk bëhet vetëm për fytyrën. Nuk ka probleme, thjesht ndihmon”, tha Hajro.

Ndërsa për personat që kanë nishane, ajo u shpreh se këta pacientë duhet të bëjnë kontrolle periodike.

“Konsulatat nuk duhet t’i bëjnë vetëm tani që është verë, por duhet t’i bëjnë periodike, pasi këta pacientë janë më të rrezikuar ndaj kancerit të lëkurës. Jo se ata me lekurë të errët nuk janë më të rrezikuar, por edhe ata duhet të tregojnë kujdes”, përfundoi doktoresha./abcnews.al