Tragjedia në shkollën ruse, rëndohet bilanci, 13 të vrarë nga të shtënat me armë

schedule11:08 - 26 Shtator, 2022

schedule 11:08 - 26 Shtator, 2022

Një person i armatosur vrau 3 persona, përfshirë 7 fëmijë, në një shkollë në Rusi të hënën përpara se të bënte vetëvrasje, thanë zyrtarët rusë.

Motivi i të shtënave në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia, rreth 970 km në lindje të Moskës, ishte i paqartë.

Dega e ministrisë së brendshme në Udmurtia tha se trupi i të armatosurit u zbulua nga policia në vendngjarje. Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi kishte vrarë nëntë persona përpara se të kryente vetëvrasje.

Po ashtu, 21 persona janë plagosur, mes tyre 14 fëmijë.

Rusia ka parë disa të shtëna në shkolla vitet e fundit. Në maj 2021, një adoleshent i armatosur vrau shtatë fëmijë dhe dy të rritur në qytetin e Kazanit. Më pak se një vit më vonë, në prill 2022, një burrë i armatosur vrau dy fëmijë dhe një mësuese në një kopsht fëmijësh në rajonin qendror të Ulyanovsk përpara se të bënte vetëvrasje. /abcnews.al