Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Refit Buzi, 35-vjeçari i cili vrau ish vjehrrin, ish vjehrrën dhe më pas veten, e përndiqte ish partneren dhe ishte në arrest shtëpie.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se pasi qëlloi me armë ish vjehrrit, ai mori vajzën dhe rrugës ndaloi një qytetar ku i mori celularin, e më pas telefonoi policinë.
Karamuço shtoi se përmes sinjalit telefonik, policia gjeti se ku autori kishte parkuar makinën.
“Është personaliteti i një përndjekësi, njeriu të dhunshëm, me urdhra mbrojtesh, ishte në arrest shtëpie. Një marrëdhënie me vajzën, me ulje dhe ngritje, me çekuelibrime emocionale. Prindëit e saj i fajësonte për çdo gjë. Kishte disa ditë që nuk flinte gjumë, dy ditë që nuk hante bukë. Çohet, merr një armë gjaku, shkon tek banesa e vajzës, qëllon babain në gjoks të parin, edhe nënën, dhe me tytën e çiftës godet vajzën. Largohet me makinë dhe rrugës ndaloi një qytetar dhe i merr celularit. Merr sallën e policisë në Fier. Kishte gjetur një vend me fushëpamje të madh. Forcat e kanë lokalizuar, fillimisht ka kërkuar shefin e një posti policie.
Kanë shpëtuar jetën e vajzës, e bindën autorin ta nxirrte nga makina. Ka vazhduar një negociatë e gjatë. Ky person ka mbajtur tytën e çiftes në gojën e tij, ka qenë persistent që do i jepte fund jetës. Në një moment iu ofrua kafe, ujë, doli nga makina, por mbante armën. Pastaj, diku pasdite, i ka dhënë fund jetës, duke u goditur në gjoks. Edhe me probleme në Britaninë e Madhe, me lëndë narkotike. Edhe në Gjermani, me një biznes që i shkoi keq, kishte borxhe”, theksoi ai./abcnews.al



