Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia e Qerbelasë në teqenë e Melçanit në Korçë, kujtohen 72 martirët, ashure mistike me 72 përbërës

schedule19:00 - 2 Shtator, 2020

schedule 19:00 - 2 Shtator, 2020

Për gjatë gjithë ditës së djeshme në teqenë baba Abdulla në fshatin Melçan në Korçës besimtarët bektashinj dhe baba Sadiku kanë përgatitur ashuren mistike, e cila gatuhet me 72 përbërës në kujtim të 72 dëshmorëve të këtij besimi që u masakruan në “Qerbela” rreth 1400 vite më parë, me tyre ra martin dhe nipi i profetit Muhamed.

Hysejn Balla ky i ri që po studion për tu bërë “Dervish” na tregon se për përgatitjen e ashures ingredientët mblidhen shumë në herë.



“Janë gjetur në Shqipëri, në tokat e Teqes ka disa lloje frutash, të cilat i ka mbledhur  baba Sadiku dhe i ka konservuar enkas për këtë ditë”, u shpreh ai.

Me përfundimin e këtij gatimi zonja e zonës u kujdesën që të paketonin për ta shpërndarë ditë e sotme për të gjithë besimtarët që agjeruan për 10 ditë.

“Sot e mora për herë të parë ashuren, ka ardhur edhe herë tjetër në këtë teqe”, shprehet një qytetare.

Baba Sadiku dha disa mesazhe për këtë ditë.

“Mbas 10 ditëve që ne agjërojmë, mbajmë zi për tragjedinë e qerebelasë. Pas 10 ditëve të agjërimit gatuajmë ëmbëlsirën e përmotshme , ashuren. Me shumë pastërti uroj të gjithë besimtarët bektashinj të kudo ndodhur”, u shpreh ai.

Kjo teqe e ngritur në një kodër në fshatin Melçan të Korçës përgjatë gjithë kësaj ditë ka pritur besimtarë të cilët janë lutur për martinët dhe familjet e tyre. Janë bekuar nga baba Sadiku pasi besojnë se është një shëronjës shpirtëror.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!