Tragjedi në rrugë, 3 të vdekur dhe 1 i lënduar

schedule11:49 - 29 Qershor, 2022

schedule 11:49 - 29 Qershor, 2022

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi duke lënë tre të vdekur dhe një të lënduar. Gjithçka ndodhi në qytetin lindor të Urfas ku humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi bëri që fillimisht makina të përplasej me barrierat anësore të autostradës dhë më pas të rrotullohej nëpër rrugë duke mos i dhënë asnjë shans personave që ishin brenda.

Për fat të keq, tre prej udhëtarëve, bashkë me shoferin ndërruan jetë në vend, kurse i katërti mundi të shpëtojë duke marrë plagë të rënda, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aksidentet e rënda janë një realitet i trishtë në Turqi ku shpesh vendi përballet me humbje të tilla të mëdha nëpër rrugë. Vetëm pak ditë më parë, u shua një familje pikërisht prej një aksidenti rrugor. /abcnews.al