LEZHË– Tragjike në Lezhë! Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ndërsa tre të tjerë janë transportuar për ndihmë në spital.
Pesë shokët i rrëmbyen dallgët e detit dhe për pasojë dy prej tyre humbën jetën.
Viktimat janë Leonid Alia dhe Jetmir Çopa, kurse të tjerët që ndodhen në spital janë Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi.
Të rinjtë janë pjesë e stafit te festivalit të muzikës elektronike, që nis me 5 qershor tek “Rana e Hedhun”.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al



