Tragjedi në familjen e Sigurdsson, loja me armë qëllon fatale për 11-vjeçarin

schedule09:55 - 21 Shtator, 2020

schedule 09:55 - 21 Shtator, 2020

Një lajm i tmerrshëm ka trishtuar Gylfi Sigurdsson dhe ka shqetësuar Everton. Vëllai i vogël i gruas së mesfushorit ofensiv nga Islanda, ka humbur jetën duke luajtur me një pushkë.

Vetëm 11 vjeç ishte Maximilian Helgi Ivarsson, të cilit i ka kushtuar shtrenjtë loja me armën. Një tragjedi e madhe që i ka prekur të gjithë në klubin nga Liverpuli.

The Sun zbulon se arma i përkiste babait të vogëlushit, i njohur pas pasionin e tij për gjuetinë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes, por duket se është një fatkeqësi e vërtetë. /abcnews.al