Pas prezantimit zyrtar dhe atij në fushë, Torino ka dashur që tifozët ta njohin më mirë Kristian Asllanin. Për këtë klubi “granada” publikoi në llogaritë e tij zyrtare një intervistë të gjatë me mesfushorin shqiptar që u transferua nga Inter në ditët e fundit të merkatos së verës.
“Kam lindur në Shqipëri, pastaj erdha në Itali kur isha dy vjeç. Babai im mbërriti vetëm me një gomone të vogël, pastaj unë dhe mami im iu bashkuam atij. Unë luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë, tifozët janë të mrekullueshëm dhe kam një lidhje të fortë me vendin tim. Gjyshërit e mi jetojnë atje, i vizitoj kur mundem, më intereson shumë familja ime. Zgjodha të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar. Ndeshja kundër Italisë ishte e shkëlqyer, mezi po e prisja, mezi prisja sepse po luaja kundër shumë djemve që njihja”
Pasi doli në skenë te Empoli, Asllani u transferua te Inter. Gjithsesi ky kapërcim i madh dhe ndoshta e I shpejtë në karrierë nuk ishte zgjedhja e duhur. Gjithsesi, mesfushori është I lumtur për këtë lëvizje, ndërsa fitimi I titullit kampion është kujtimi më I bukur në avneturën zikaltër.
“Viti i parë ishte shumë emocionues, të luash me atë fanellë është një arritje e madhe. Ngrita trofetë e parë duke luajtur pak, por duke u rritur përkrah lojtarëve të rëndësishëm, mësova shumë. Bëra zgjedhjen e duhur. Tani tashmë ndihem si i rritur. Dhe pastaj është Scudetto, i cili është kaq i rëndësishëm: i njëzeti, ylli i dytë, festimi në Duomo. Për një tifoz, është një gjë mbresëlënëse.”
Por tani vëmendja e Asllanit është e gjitha te Torino, ku kërkon të luajë me vazhdimësi.
“Jam 23 vjeç, duhet të marr përgjegjësi. Erdha në Torino nga Interi, e di si ndihet në dhomën e zhveshjes dhe kur duhet të flasësh e kur jo. Goditjet e dënimit i kam avantazh sepse di si t’i gjuaj ato: duhet të filloj të shënoj gola, ndoshta tre ose katër në vit për të ndihmuar ekipin. Goditjet e lira janë thelbësore, ato të fitojnë ndeshje”
Kristjan Asllani është kthyer menjëherë I rëndësishëm te Torino, ndërsa në dy ndeshjet e fundit është aktivizuar si titullar. / abcnews.al /


