Tomori fiton në Skrapar, Maliqi dhe Albpetroli ndjekin hap pas hapi

21:58 | 23/02/202021:580

Mirdita nuk ia doli të ruante avantazhin e siguruar falë golit të Pepkolajt në fundin e pjesës së parë dhe u barazua në pjesën e dytë nga Vllaznia B, që shënoi me anë të Daijës. Pike e ngjit Mirditën në vend të katërt të grupit A të Kategorisë së Dytë me 26 pikë, dhjetë më pak se kryesuesit e Vorës.

Në ndeshjen tjetër, Spartaku fitoi 1-4 duelin me Internacional Tirana dhe parakaloi kundërshtarët në renditje, teksa Luzi siguron tre pikët pa luajtur, pasi këtë javë shorti e kishte vënë kundër Kamzës së përjashtuar.

 

Renditja e grupit A të Kategorisë së Dytë

 

Në këtë grup kryeson Vora me 36 pikë (ka zhvilluar një ndeshje më pak se skuadrat e tjera) dhe ndiqet nga Luzi me dy pikë më pak. Vendi i tretë mbahet nga Sopoti që numëron 29 pikë pas 14 javëve të para.

Gara në grupi B të kësaj Kategorie është tepër e fortë. Tomori (ka për të luajtur një ndeshje më shumë) triumfoi 1-3 në fushën e Skraparit dhe kryeson me  34 pikë, po aq sa kanë edhe Maliqi me Albpetrolin.

 

Renditja e grupit B të Kategorisë së Dytë

 

Juglindorët shkatërruan 5-0 në shtëpi Tepelenën, ndërsa skuadra nga Patosi fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Gramozit të Ersekës, falë golit të Muhametajt dy minuta përpara fundit të ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Butrintit me “poker” kundër Selenicës, ndërsa takimet Permeti-Delvina dhe Këlcyra-Naftëtari u mbyllën pa fitues. /abcnews.al

 

Rezultatet e grupit A të Kategorisë së Dytë
Rezultatet e grupit B të Kategorisë së Dytë

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono