Tomori fiton dhe ruan kreun, sa shumë gola në Kategorinë e Dytë

schedule19:57 - 4 Korrik, 2020

schedule 19:57 - 4 Korrik, 2020

Janë mbyllur sfidat e Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar. Këto takime, kanë qenë të vlefshme për javën e 23-të, e parafundit e kampionatit. Në Grupin A, golat kanë qenë të shumtë.

Sopoti ka mposhtur me rezultatin 4-1 ekipin e Spartakut, ndërsa Tirana B ka mposhtur me shifrat 2-1 Vllaznia B. Gramshi fitoi 4-0 me Ada. Luzi 2008 mori një fitore shumë të thellë në transfertë, duke mposhtur me shifrat 3-6 ekipin e Klosit.

 

Edhe në Grupin B, pati shumë gola të shënuar. Tomori mori fitore të rëndësishme në transfertë 0-2 përballë Delvinës, duke ruajtur kreun e Grupit B. Ndërsa Memaliaj dhe Këlcyra, u ndanë në barazim 1-1. Albpetroli mposhti 2-0 skuadrën e Skraparit, ndërsa Maliqi triumfoi 0-1 në transfertë ndaj Gramozit.

Përmeti-Butrinti ishte një sfidë spektakolare, ku u shënuan 7 gola, por në fund ishin vendasit që triumfuan me rezultatin 4-3. Ndërsa Selenica e vendit të fundit, u mposht sërish, kësaj radhe nga Naftëtari me rezultatin 1-5./abcnews.al