Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arritur marrëveshje

schedule21:21 - 6 Maj, 2026

schedule 21:21 - 6 Maj, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se mund të nevojitet rreth një javë që Uashingtoni dhe Teherani të arrijnë një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi, i cili do të synonte një përfundim të përhershëm të konfliktit mes dy vendeve.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shfaq me optimizëm lidhur me ecurinë e bisedimeve.

I pyetur për afatin kohor të mundshëm të arritjes së marrëveshjes mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: “Një javë”.



Sipas tij, negociatat janë në një fazë vendimtare dhe një memorandum i tillë do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve dhe stabilizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat kanë qenë të tensionuara për dekada.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!