Tjetër rast me Coronavirus, Guardiola humb mesfushorin përpara Wolves

schedule12:17 - 21 Shtator, 2020

schedule 12:17 - 21 Shtator, 2020

Sonte në darkë është radha e Manchester Cityt për të zbritur në fushë dhe për të startuar kështu sezonin e ri. Të besuarit e Pep Guardiolës do të luajnë në transfertën e Wolves, ku parashikohet një ndeshje jo e lehtë për “Qytetarët”.

Tekniku spanjoll do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa mesfushorin Ilkay Gundogan si pasojë e Coronavirusit. Lojtari i Cityt ka rezultuar pozitiv në testin e Covidit dhe ka qenë vetë klubi anglez që ka konfirmuar lajmin.

“Manchester City FC konfirmon se Ilkay Gundogan rezulton pozitiv me Covid-19. Ilkay tashmë do të futet 10 ditë në vetëizolim duke zbatuar  protokollin e qeverisë dhe Premier Leagues,” është njfotimi i klubit. Si pasojë e karantinës ai do të humbasë ndeshjen e sotme kundër Wolvesit. /abcnews.al