Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Tjetër operacion në Sarandë, ndalohet efektivi i krimeve të rënda

schedule22:14 - 19 Maj, 2026

schedule 22:14 - 19 Maj, 2026

Urdhër ndalimesh të reja në Komisariatin e Sarandës. AMP është duke zhvilluar aktualisht një operacion në kuadër të një hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Deri tani mësohet se është ekzekutuar një urdhër ndalimi për një oficer të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës. Ai është nënkomisari Edmond Ruçi, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Operacioni është ende në vijim dhe detaje të reja pritet të bëhen publike në orët në vijim.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!