Një person është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Ali Demit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por falë ndërhyrjes së uniformave blu është arrestuar menjëherë së bashku me armën e zjarrit që kishte pa leje.


