Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Tiranë, shiti disa herë të njëjtat apartamente, pranga administratorit të firmës ndërtuese

schedule13:22 - 8 Shkurt, 2024

schedule 13:22 - 8 Shkurt, 2024

Arrestohet administratori i një pallati, i cili shiste disa herë të njëjtat apartamente.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Sabri Shera, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!