Një 47 vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kantieri i ndërtimit në një pallat në rrugën “Don Bosko”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën. Punëtori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.02.2025, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kantieri i ndërtimit në një pallat, shtetasi L. B., 47 vjeç, punëtor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia./abcnews.al


