Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet administratori i kompanisë

schedule08:53 - 4 Prill, 2024

schedule 08:53 - 4 Prill, 2024

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 50-vjeçarin administratorin e kompanisë  ku humbi jetën një ditë më parë një punonjës, tek Kodra e Diellit.

50-vjeçari, banues në Paskuqan është arrestuar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia punonjësi i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!