Tiranë, pranga të shumëkërkuarit nga Gjermania për vrasje

schedule10:48 - 19 Maj, 2019

schedule 10:48 - 19 Maj, 2019

Një shtetas kosovar i shumëkërkuar është arrestuar nga politia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Shkëlqim Kastrati 23 vjecc, i Lindur në Gjermani, është kapur nga policia e kryeqytetit në një palestër. Ai kërkohej prej kohësh nga policia e Mynihut, për akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa ka qenë i dënuar më parë në Gjermani për vrasje të mbetur në tentativë.

Njoftim i Policisë

Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale  në DVP Tiranë  dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar  nga drejtësia gjermane për  “Vrasje me dashje”,

Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë  dy personave të arrestuar banesën e marrë  me qera prej tij.

Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

Në bazë të informacioneve  të marra në rrugë operative,  Seksioni i Kërkimit në  Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,   në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit  në një palestër  u bë e  mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:

Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit :

A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij,  23 vjeçarin Sh. Kastrati.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. /abcnews.al