Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në kryeqytet. Pas hetimeve, policia ka arrestuar 26-vjeçarin, pasi gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta një 25-vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 25-vjeçari i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/