“Tirana, Tirona allstars” janë grupi muzikor që po korr sukses edhe jashtë kufijve. Ata janë vlerësuar me çmim e parë në Londër për vitin 2022.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesi”, grupi tregoi të gjithë rrugëtimin nga si u bënë bashkë, muzikën që lëvrojnë dhe deri te traditat e Shqipërisë së Mesme që ndjekin.
“U mblodhëm rastësisht, një nga një, ku interpretuam këngët e vjetra e Tironës. Kjo është bukuria e këtij albumi, muzika është live, e gjallë”, u shpreh këngëtarja Iris Bega.
“Jemi shumë qejfli ne të Tiranës, edhe fëmijë bëjmë shuëm. Ka shumë talente, por ky djali ka ardhur në Tr se është nga Korça. Ky ka lindur me violinë, nëse nuk e ndërpret ka për tu bërë i madh. Është talent”, tha Pëllumb Meta me lahutë.
Ndërsa, këngëtari Rik Buneci shtoi: “Ne na ka dal nami për raki, po nuk pimë. Tirona ka këngë pafund, ne kemi me qindra këngë që nuk i kemi publikuar”.
“Çdo krahinë ka traditat e saj. Korça me Shqipërinë e Mesme në muzikë nuk ka asgjë të përbashkët. Kjo më shtyn të eksplorojë më shumë muzikën”, tha violinist Eraldo Feto./abcnews.al