Tirana me dyshen Seferi-Xhixha në sulm, Vanoli kërkon fitoren në debutim

schedule16:04 - 19 Mars, 2022

schedule 16:04 - 19 Mars, 2022

Tirana dhe Dinamo do të përballen mes tyre në “Elbasan Arena” ora 16:45. Një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për “nëndetësen”, teksa do të bëjë debutimin e tij në stolin e Dinamos, Rodolfo Vanoli.

Tekniku italian do të kërkojë edhe pikët e para në drejtimin e bluve, ndërsa përballë do të ketë kryesuesen e kampionatit.

Të dy trajnerët kanë vendosur edhe lojtarët që do të luajnë në këtë derbi, ndërsa tentojnë edhe 3 pikët.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Totre, Limaj, Ismajlgeci, Xhixha, Behiratche, Hoxhallari, Devid, Toli, Seferi. Trajner: Orges Shehi

Dinamo: Simoni, Ibrahimi, Bardhi, Haxhiu, Sovranac, Samake, Chinedu, Sidibe, Mila, Siljanovski, Lilaj. Trajner: Rodolfo Vanoli. /f.a/abcnews.al