Për analistin Rezart Kthupi, situata në Partinë Demokratike mbetet problematike dhe se sipas tij nuk pritet të ketë asnjë ndryshim të kursit.
“PD nuk ka asnjë vizion të ri apo frymë të re, por është sërish me një sjellje që është e njëjta, pra enjë partie që do të jetë pjesë e parlamentit, por nuk do të pranojë parlamentin. Pra nuk ka ndryshuar asgjë. PD ka hyrë në një situatë problematike pa kthim dhe është e vështirë të dalë”, tha ai.
Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, Kthupi, komentoi parlamentin e ri duke thënë se duhet të jenë funksionale edhe institucione të tjera që janë bashkërenduese me parlamentin.
Sipas tij deputeti duhet të jetë plotësisht përfaqësues i qytetarëve dhe të miratojë ligje që janë në interes dhe në funksion të qytetarit.
Gjithashtu komentoi edhe shkarkimin e Erion Veliajt, për të cilën u shpreh: “Instrumentet politik që ka kryeministri janë të detyrojë Këshillin bashkiak për fillimin e procedurës, për shkarkimin e zotit Veliaj. Duhet parë nëse Veliaj do ta ankimojë apo jo. Pasi ai mund të ankimojë vendimin e këshillit të Ministrave”, tha Kthupi.
/abcnews.al/

