Kryeqyteti shqiptar është një ndër destinacionet trend për verën e vitit 2025.dhe rezulton se ka rritjen më të shpejtë të numrit të turistëve përgjatë periudhës 2019-2024.
Vlerësimi është bërë nga instituti ekonomik i mastercard në një raport të publikuar së fundmi.Analiza është bërë në bazë të të dhënave të rezervimit të fluturimeve që zbulojnë destinacionet kryesore në trend me kërkesë në rritje për turizëm për udhëtimet gjatë periudhës qershor-shtator.
Kryeqyteti shqiptar ka shënuar rritjen më të madhe të vizitorëve evropianë gjatë viteve të fundit e udhëhequr kryesisht nga turistët italianë duke u transformuar në një nga destinacionet urbane me rritjen më të shpejtë në kontinet.
Tirana renditet për rritjen e numrit të turistëve krahas qytetve të njohura evropiane si Palma de majorka,Parisi e Londra.
Shqipëria është transformuar në një vend me rritje të fortë të numrit të turistëve gjatë muajve të parë të këtij viti ndërsa ka pritur rreth 1.6 milion turistë të huaj në periudhën janar-mars.Sipas të dhënave të Instat përgjatë muajit mars peshën kryesore të turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tone rreth 95% vijnë nga Europa, ku 80% i përkasin Evropës Jugore dhe 7% asaj Perëndimor.
Evropa vazhdon të shquhet si një qendër kryesore globale e turizmit, me trashëgiminë e saj të pasur kulinare, peizazhet e larmishme dhe ofertat e mirëqenies që tërheqin udhëtarë nga e gjithë bota.
Ndërsa kurset e këmbimit dhe dinamikat gjeopolitike mund të ndikojnë në sjelljen e konsumatorit, raporti thekson se pasionet dhe përvojat e drejtuara nga qëllimi mbeten faktorë të fortë që formësojnë industrinë e udhëtimit./abcnews.al