Tifozët e Këlcyrës protestojnë për arrestimin e tre lojtarëve nga policia

schedule14:10 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 14:10 - 11 Dhjetor, 2017

Tifozët e Këlcyrës kanë protestuar për arrestimin e tre lojtarëve të ekipit të tyre nga policia, pas dhunës ndaj arbitrit në ndeshjen ndaj Përmetit. Ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale në qytetin e tyre, duke kërkuar lirimin e të gjithë lojtarëve të vënë në pranga.  Po ashtu, ata akuzuan gjyqtarët e ndeshjes se ishin korruptuar dhe se favorizuan ekipin përmetar.

Forcat e rendit kanë reaguar për dhunën e ndodhur të dielën në ndeshjen Përmeti-Këlcyra, duke ndaluar fillimisht 7 futbollistë të akuzuar për dhunën ndaj arbitrit, por më pas liruan 4 prej tyre.

Futbollistët e Këlcyrës sulmuan arbitrin Alvi Paço duke e dhunuar, derisa u ndaluan nga policia. Sulmi ndodhi në minutën e 82-të të ndeshjes së Kategorisë së Dytë, që u ndërpre dhe nuk u arrit të përfundohej./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!