THRILLER/ Durrsaku vjedh motorin e tij dhe e fsheh tek shtëpia e shokut: Policia e gjen, ai kërkon 3 500 euro

10:04 | 15/02/202010:040

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë në Durrës. Disa kohë më parë, policia e qytetit kishte bllokuar një motorçikletë sepse ishte pa targa duke e dërguar në pikën e bllokimit.

Por, kjo nuk e ka ndaluar një të ri 23 vjeç me inicialet E.A, i cili të shkojë tek pika e bllokimit për të marrë fshehurazi motorçikletën. Pasi e ka marrë, ai e dërgoi në shtëpinë e një shoku të tij.

Në fund, policia zbuloi se motorçikleta e bllokuar nuk ndodhej në vendin ku ishte lënë duke nisur kërkimet duke rezultuar në gjetjen e motorçikletës në shtëpinë e 24 vjeçarit K.H.

Policia e bllokoi sërish motorçikletën, por tashmë pronari i saj i kërkon llogari shokut që e kishte fshehur duke i kërkuar 3 500 euro nën kërcënimin se do ta vriste.

Policia arreston pronarin e motorçikletës, por në xhepa i gjen edhe drogë.

Njoftimi i policisë
Durrës

Kërcënoi për ta vrarë bashkëpunëtorin e tij në vjedhjen e motorit që ia kishte bllokuar Policia, por arrestohet në flagrancë dhe i sekuestrohet edhe një dozë me lëndë narkotike heroinë.

Ndalohet edhe personi që ishte i kërcënuar, pasi rezultoi bashkëpunëtor në vjedhje.

4 ditë më parë Policia gjeti dhe sekuestroi edhe motorin e vjedhur në pikën e bllokimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, si dhe ndaluan shtetasin K. H., 24 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Arrestimi i shtetasit E. A. u bë, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. H., më datën 9 shkurt, ka vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të tij që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e shtetasit K. H.

Shërbimet e Policisë, më datë 11 shkurt bënë të mundur gjetjen e motorit dhe sekuestrimin e tij.

Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi Policia, ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij shtetasin K. H. se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi K. H. ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e motorit nga pika e bllokimit, fakt të cilin ai e kishte mohuar kur u gjet dhe u sekuestrua motori.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono