Sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i fortë është zëri i shqiptarëve ne Serbi.
Me ketë mesazh ministria e jashtme në Tiranë i bënë thirrje shqiptarëve ne Luginën e Preshevës të dalin masivisht në votime.
Sipas ministrit Hoxha pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi e rëndësishme që përfaqësimi i Shqiptarëve të ketë peshën që meriton.
“Çdo votë ka rëndësi. Dilni dhe votoni. Për zërin tuaj, për të drejtat tuaja, për të ardhmen tuaj.”
Një mesazh i tillë shkon për Shqiptarët në Serbi edhe nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Ajo kërkon shfrytëzimin e të drejtës demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.”
Shqiptarët përfaqësohen nga 8 parti të mbledhura nën një sigël, me emrin Koalicioni Shqiptarë dhe me numrin 17 në listën e votimit.
I vetmi deputet në parlamentin serb përpara zgjedhjeve të 25 tetorit ka qenë Shaip Kamberi, ndërsa Koalicioni Shqiptarë synon rritjen e përfaqësimit në të paktën tre ose pesë deputetë.
Kamberi ka bërë thirrje nga Ternoca per dalje masive ne zgjedhje.
Ndërsa Ardita Sinani, kryetarja e komunës së Preshevës e ka quajtur këtë ditë vendimtare.
Ndër objektivat kryesore janë të drejtat e shqiptarëve, përfaqësimi I tyre në institucionet shtetërore, njohja e diplomave dhe mundësitë e punësimit, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe kundërshtimi i pasivizimit të adresave.


